Kolegji Zgjedhor rrëzoi këtë të enjte padinë e PD për qarqet Elbasan, Fier dhe Durrës, pasi kjo e fundit kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në këto qarqe. Nuk mungoi reagimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili i komentoi këto vendime si një nënshtrim të plotë dhe total politik të gjykatësve që sipas tij mbrojnë qeverinë.