Apeli nuk ka marrë ende në shqyrtim fatin e drejtimit të Partisë Demokratike, por Sali Berisha paralajmëroi se nuk do njohë asnjë vendim që e nxjerr atë jashtë selisë së PD-së. Blerina Muça është gjyqtarja që e zhvendosi betejën për drejtimin e PD në Apel. Sali Berisha e akuzoi ashpër për një skenar që parashikon caktimin e kryetarit të opozitës.