Berisha tha ndër të tjera se dokumentet e Home Office tregojnë tre burime që kanë ndikuar shpalljen e tij “non grata” në Britaninë e Madhe. Sipas Berishës, burimi i parë është Fondacioni “Shoqëria e Hapur” e Sorosit. Burimi i dytë, shton Berisha janë mediat si BIRN, Balkan Insight, me sponsor Soros. Si burim të tretë Berisha thotë se janë përdorur kundër tij akuzat e kundërshtarëve politikë, duke renditur këtu tre emra: Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.