Sali Berisha iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama më nje denoncim të ri për të vëllanë Olsin. Në konferencën e përjavshme me gazetarët kryedemokrati pretendoi se në 7 dhjetor të 2024 në BKH është protokolluar një denoncim me foto nga një dërgues anonim me pseudonimin Zaho Koka, për Olsi Ramën dhe kreret e grupit të Xibrakës, por që sipas Sali Berishës nuk është hetuar.