Gazetarët e prisnin në seli por Sali Berisha u shfaq në banesën e tij për të akuzuar përmes një video mesazhi kundërshtarin politik. Qëndrimet e Edi Rramës kryetari demokrat i konsideroi si sulme ndaj drejtesisë me qëllim mbrojtjen e vetes dhe bashkëpunëtoreve te tij.