Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur pak minuta para fillimit të shqyrtimit nga Komisioni i Mandateve të imunitetit të tij të deputetit ka shpallur fillimin e revoltës në rrugët e Tiranës. PD, sipas Berishës, është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb sundimit të Edi Ramës dhe demokratët të betuar për të bërë gjithçka për shembjen e monodiktaturës.