Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka komunikuar për mediat, pas daljes së rezultatit të shkarkimit të kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha. Ai tha se do të shkojnë në seli në momentin e parë që do vendosin, pasi sipas Berishës nuk është seli e pengjeve, e rrethuar me blinda dhe banda siç e ka kthyer Basha.