Pak para se t’i drejtohej Kuvendit, Sali Berisha ka folur jashtë ku po zhvillohej protesta kundër projektligjit për barazinë ligjore, i cili do të diskutohet sot në parlament. Kryetari PD ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Europian Silvio Gonzato, i cili bëri thirrje për miratimin e këtij projektligji.