Gjatë deklaratës së tij, Sali Berisha paralajmëroi se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike, ndërsa lindshmëria ka rënë në nivelin më të ulët historik. Ai theksoi se nxitja e ripopullimit duhet të jetë prioritet kombëtar, pasi emigracioni masiv dhe rënia e numrit të lindjeve po rrezikojnë të ardhmen e vendit.