Parlamenti i dha sot autorizim SPAK për arrestimin e deputetit Sali Berisha me 75 vota pro. Ky vendim u dha mes përplasjeve fizike të deputetëve demokratë me Gardën dhe flakadanëve ngjyrë blu. Berisha ndërsa ndodhej në sallë, nuk pranoi të merrte fjalën, ndërsa e priti me buzëqeshje vendimin, i rrethuar nga disa prej mbështetësve të tij.