Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pak minuta pasi u publikuan ndryshimet në qeverinë “Rama 4”. Përmes një videomesazhi kreu i opozitës i cilësoi ato si përpjekje të kryeministrit për të shpëtuar veten. “Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimim e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij”. Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit, duke thënë se vendi ndodhet në krizë prej tij.