Nga ‘foltorja’ në Dibër, ish kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se në zgjedhjet e 25 prillit ka përdorur 130 mln para të thata që i ka shpërndarë në zonat e tërmetit, ka përdorur dokumenta personale të qytetarëve dhe paratë e drogës për të blerë vota. Në fjalën e tij, Berisha e cilëson kryedemokratin Basha si të papërgjegjshëm dhe nga ana tjetër i thotë kryeministri Rama se nuk do t’i ‘gëzojë’ këto zgjedhje.