Për qëndrimet e kryeminsitrit Edi Rama që lidhen me drejtësinë reagoi në rrjetet sociale kreu PD Sali Berisha. Si argument kundershtues zoti Berisha sjell rastin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku. - Pasi ka bllokuar nëpërmjet 83 mandateve të tij të krimit heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, përsëri sulmoi sot drejtësinë e tij, e cila sipas tij “nuk është as e paanshme dhe as cilësore. Dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë"