Sali Berisha është shprehur se, skenari i ‘Shtetit Bektashi’ është një sulm jo vetëm ndaj besimeve fetare, por edhe ndaj myslimanëve shqiptarë që njëlloj si besimtarët e tjerë i luten një Zoti. ‘Bektashinjtë ishin rilindësit e mëdhenj, rilindësit gjenialë që shkruan dhe mbrojtën doktrinën e shqiptarësisë.’- u shpreh Berisha ‘Propozimi i Ramës për shtetin e ri është një thikë e madhe pas shpine ndaj kombit, Kushtetutës dhe besimtarëve shqiptarë’, u shpreh Berisha nga tubimi nga banesa e tij.