Opozita ka dalë këtë të shtunë pasdite në protestën e radhës kombëtare. Mbështetësit e opozitës sollën në këtë tubim edhe “Donald Trump”, në një pankartë ku shfaqej fotografia e presidentit të SHBA në krah të Sali Berishës. Protesta nisi pak pas orës 17:00, ku në podiumin e vendosur para kryeministrisë mbajtën fjalime disa eksponentë të opozitës, e mes tyre edhe Ilir Meta përmes një mesazhi audio nga qelia.