Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se “projekti i ndarjes së Kosovës nuk është mbështetur në mënyrë absolute nga Donald Trump dhe Riçard Grenell”. Duke e quajtur një ogur të mirë zgjedhjen e Trump si president të ardhshëm të SHBA-ve, Berisha thotë se Trump u mor personalisht me çështjen e Kosovës.