Ish lideri i PD, Sali Berisha pritet të mbajë një konferencë për media në selinë e PD. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se janë mbledhur shumë demokratë që janë në pritje të Berishës. Ndërkohë Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale informon që në orën 20.00 është mbyllur numërimi në qendrën e fundit në Shqipëri. Komisioni po pret procesverbalet e fundit për të dalë në një rezultat përfundimtar të votimit për referendumin.