Top Channel/ Berisha pritet me këngë polifonike në Sarandë, ja reagimi i tij
24/04/2025 21:20

Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetarët e Sarandës këtë të enjte. Ai premtoi se të gjithë të rinjtë do të shkollohen pasi do të hiqet mesatarja e shkollës. Në lidhje me bizneset, Berisha theksoi se me PD Shqipëria do të kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë. “Varfërinë e sjell politika e mbrapshtë, do bëjmë gjithçka që të rinjtë të shkollohen, hiqet mesatarja, bursa 200 euro për student, çdo sipërmarrës do paguhen sigurimet për të rinjtë, një popull pa rini s’ka të ardhme, bashkitë s’mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros taksë. Bizneset e mesme dhe të mëdha do kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë. Tatim fitimi zbret nga 23 në 10%”, tha Berisha. Berisha: Një përshëndetje të përzemërt kandidatëve tanë që janë krenaria e vërtetë e ASHM-së, krenari e qytetarëve të rrethit Sarandës, qarkut të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë. Të flasësh në Sarandë, për Sarandën madhështore, për Shqipërinë madhështore është më e bazuar se kudo tjetër, pasi në çdo pamje që të shohësh këtë rreth ka madhështi të përjetshme. Saranda, ka një trashëgimi kulutore, natyrore, të jashtëzakonshme. Saranda është treva e bizhuve më të bukura të kulturës së njerëzimit. Ka parkun kulturor natyror më mahnitës, të cilin ndofta, nuk e ka asnjë vend tjetër në botë. Saranda ka madhështinë e njerëzve të vet. Këtu në këtë trevë, shqiptarë, grekë, rumunë, njerëz me prejardhje të ndryshme jetojnë në paqe, harmoni në shekuj. Në këtë kontekst, Saranda dhe jugu është një universitet madhor i lirive dhe të të drejtave njerëzore, respektit reciprok. Pra, kjo është Saranda që trashëgojnë sarandiotët, që trashëgon Shqipëria. Po, cila është Saranda jonë sot? Saranda, sot është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkri jetën e tyre, energjitë e tyre, në këtë qytet dhe në këtë rreth, përjetojnë tiraninë e mjerimit. Përjetojnë një mbijetesë me një pension, më qesharakun, më të pamerituarin. Miq, nuk do të harrojmë një gjë. Ne që jetuam ditkaturën staliniste të Enver Hoxhës, ne e përmblidhnim atë me një term të përgjithshëm, diktaturë. Por, në fakt ajo ishte diktaturë e luftës së klasave, por ishte po kaq diktaturë me tiraninë e mjerimit dhe të varfërisë që iu impononte shqiptarëve me hiperkolektivizimin e vet. Sot, nuk ka hiperkolektivizim. Por, sot, pensionisti, punëtori në ndërtim, punëori i fermës, sot, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm. I cili, e detyron atë, t’u thotë nipërve, mbesave: shkoni, se kaq kam. Këtu nuk ka më për ju! Merrni rrugët e botës! I cili, e le këtë zonjë, këtë zotëri, e le pa ilaçe. Këtë javë nuk po i marr ilaçet, se nuk arrij. Cili është ai që arrin të marrë ilaçet me një pension mesatar 172 mijë lekë? Cili është ai që mund të kënaqë veten, apo njerëzit e tij me një pension qesharak si ky? Mos të harrojmë se, 57% e këtyre burrave dhe grave nuk marrin 172 mijë lekë, jo. 57% e pensionistëve i kanë pensionet shumë më të vogla, të pjesshme dhe të pjesshme. Pra, çfarë ndodhi këtu me këtë vend? Si ka mundësi që, përsëri u rikthye pa mëshirë skamja, varfëria ekstreme? Po, po! Sepse, çmimet nga viti 2013 gjer sot, janë mbidyfishuar ushqimet dhe gjërave bazë. Litri i qumështit është dy herë më shumë, kilogrami i mishit po kështu, buka po kështu dhe ushqimet me radhë. Ekonomistët kanë faktuar se në qoftë se, pensioni duhet të ndiqte rritjen e çmimeve, të ishte pak më shumë, ai sot duhet të ishte 390 mijë lekë. Pra, një pensionist që merrte në vitin 2013 nëj pension 143 mijë lekë, për të jetuar sot siç jetonte atë vit, duhet të kishte një pension 390 mijë lekë. Pse nuk ndodhi kjo? Çfarë pati Shqipëria që nuk ndodhi? Pati ndonjë luftë? Jo, nuk pati. Çfarë pati ky vend? Ky vend pati vetëm një gjë. Këta qytetarë u vodhën, u vodhën, sa asnjë qytetar tjetër në Europë. Po, pse qytetari i Malit të Zi, që merrte një pension 138 mijë lekë në 2013, merr sot, 450 mijë? Pse qytetari i Maqedonisë së Veriut, që merrte një pension 130 mijë lekë në vitin 2013, merr sot 380 mijë lekë? Po pse, qyetetari serb, që merrte në vitin 2013, një pension 135 mijë lekë, merr sot 405 mijë lekë? Pse këta? Këta nuk patën kryeministra, si puna e e ktij që t’u thotë: shqiptarët janë dembela. Çfarë dembelash janë pensionistët? Të vret Zoti të nxjerrësh një fjalë të tillë për ta. Por, je hajdut ti, i vjedh ti dhe nuk u jep paratë që meritojnë.

Top Channel/“Arrestimi i Veliajt njësoj si rrëmbimi i FARC në Kolumbi”, Berisha: S’është i pafajshëm
31/10 14:16
Top Channel/“Erioni takoi Kamala Harris në SHBA, Rama jo”, Berisha: Aty filloj shizma e madhe
31/10 14:15
Top Channel/ Balluku shkon sot në SPAK, zv.kryeministrja është thirrur nga prokurorët
31/10 12:53
Top Channel/ Më shumë se dy orë në Gjykatën Kushtetuese, mbyllet përkohësisht seanca ndaj Veliajt
31/10 12:50
Top Channel/ Guvernatori lexon raportin, shpjegimet në Kuvend për financat dhe tregun valutor
31/10 12:27
Top Channel/ Manja ‘thumbon’ Blushin për Metën: Ju vetëm një president njihni
31/10 12:02
Top Channel/ Komisioni i Ligjeve/ Manja ‘ankohet’: Në komisionin tim i kanë sjellë të gjithë burra
31/10 12:02
Top Channel/ “Diella është shtatzënë”/ Bylykbashi nga ‘Ligjet’: Jemi bërë shkaka ndërkombëtare
31/10 12:00
Top Channel/ Kërkon shkarkimin e Begajt, Balliu: Paradite si president, pasdite merret me gastritin
31/10 12:00
Top Channel/ “Ligjet”, demokrati: Ka shkelje të Kushtetutës, të shkarkohet presidenti Begaj!
31/10 11:58
Top Channel/ “U bë si han pa porta”, Manja te ‘Ligjet’: A ka mundësi të mos ma hapin derën?!
31/10 11:16
Top Channel/ Seanca në Kushtetuese, momenti kur Veliaj lë qelinë dhe niset drejt Tiranës
31/10 09:17
Top Channel/ Debati, opozita braktis kuvendin. Berisha përplaset me Manjën
30/10 23:24
Top News- PS rrëzon komisionet hetimore, Berisha braktis sallën: iu mohua e drejta opozitës
30/10 23:00
Top News- “Bir Selman i nënën, cilin të qaj më parë’, Berisha nuk mbahet në Kuvend
30/10 22:02
Top Channel/ “Boshatis sallën si gjithmonë opozita”, Zegjine Çaushi: Nuk justifikojnë as rrogat
30/10 21:41
Top Channel/ Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha raporton në Kuvend
30/10 21:40
Top Channel/ Berisha replikën me Ulsi Manjën në Kuvend, Balliu i bëhet “operator” personal
30/10 21:10
Top Channel/ “Ku i ke kostumet”, Berisha-Manjës: Po çanta Luois Vuitton 500 mijë euro, ku është
30/10 20:45
Top Channel/ Manja-Berishës: I krahasojmë kostumet po deshe, kostumi yt bën 2000 euro pa hak pune
30/10 20:20
BILETA Portokalli - Bileta