Në orën 10:00 opozita do të nisë protestën para Parlamentit. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se deputetët e Partisë Demokratike janë duke u mbledhur në selinë blu. Pas tyre ka mbërritur dhe kryedemokrati, Sali Berisha, i cili është pritur me brohoritjen e mbështetësve, duke thënë ‘ja këta janë përfaqësuesit e shqiptarëve’.