Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te fitorja plebishitare e Donald Trump, si Presidenti i 47-të i Amerikës. ‘Fitorja e Trump ishte goditja më e rëndë ndaj ekstremit të majtë, që financohej dhe frymëzohej nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar. Lideri i demokratëve, gjatë fjalës së tij solli në vëmendje edhe njëherë vjedhjen që po bëhët nga kjo qeveri me projekt buxhetin e paraqitur në parlament. Berisha risolli në vëmendje vjedhjet që po i bëhen pensionistëve, fermerëve dhe 40% të shqiptarëve në vend.