Kreu i PD ka prezantuar atë që ai e ka quajtur platforma ose paketa që do të sjellë ndalimin e largimit të shqiptarëve nga vendi. Berisha tha se kjo paketë do të përfshijë pagesa nga 1 mijë deri në 5 mijë euro për fëmijë dhe bonuse çdo muaj nga 50 deri në 60 euro.