Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi programin e qeverisjes 2025-2029 për fuqizimin e grave dhe vajzave. Lideri i opozitës garantoi se PD do të mbështesë gratë dhe vajzat me politika që përmirësojnë kushtet e jetesës dhe bizneset e tyre, si dhe do të përpiqet të luftojë varfërinë që sipas tij prek një pjesë të madhe të grave shqiptare.