Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi nga Kuvendi këtë të enjte se parlamenti po bën dy shkelje të rënda. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se rezoluta e propozuar nga deputetët e PD-së duhet të kthehet në Kuvend. Ai tha se qeveria po shkel embargon, pasi sipas tij po shkarkohen anije ruse, të cilat nuk janë grurë por tuba. Berisha: Dy janë shkeljet më të rënda të parlamentit sot që refuzon debatin për çështjen e luftës. Dëshmi e përdorimit të gënjeshtrave e mashtrimeve ndaj qytetarëve që janë në protestë.