Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar humbjen e betejës ligjore në Angli lidhur me shpalljen e tij non grata-n dhe tani po mendon t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut. Në një konferencë për mediat, ai tha se kërkesa nuk ishte për të hequr statusin ‘non-grata’ të shpallur dy vjet më parë, por për të kundërshtuar procedurën e ndjekur.