Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të enjte kritikoi ashpër Gardën e Republikës, pasi dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me protestën e 8 janarit. Në fjalën e tij para gazetarëve, Berisha tha se Garda e Republikës pranoi të mbronte vrasësit e kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke shtuar se për një fakt të tillë ka prova dhe që sipas tij brenda godinës së selisë ditën e shtunë kishte persona të armatosur.