Është hedhur shorti për treshen e gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjen ‘Partizani’. Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të gjykohen nga Elsa Ulliri, e po ashtu pjesë e trupës gjykuese do të jenë edhe gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.