Sali Berisha ashpërsoi tonet para protestës kombëtare të 20 shkurtit. Në foltoren e së hënës para kryeministrisë, shefi i opozitës akuzoi sërish Edi Ramën dhe paralajmëroi dhe forcat e policisë. “Unë paralajmëroj policinë se nuk do të tolerohet asnjë keqtrajtim ndaj qytetarëve në tërësi dhe të rinjve në veçanti. Për çdo krim, për çdo cenim që do u bëhet protestuesve, personalisht do ketë vetëm një përgjegjës dhe ky do jetë Edvin Kristaq Rama. U thuaj atyre mercenarëve të mos qëllojnë mbi protestuesit se protestuesit do qëllojnë vetëm mbi ty. Ti do jesh përgjegjësi numër një i çdo krimi të kryer”. Në foltoren e të hënës para Kryeministrisë, kreu i opozitës kërcënoi punonjësit që takuan të miturit e arrestuar pas protestës.