Top Channel/ Berisha paralajmëron Dash Sulën dhe Salianjin, ja mesazhi
16/01/2026 21:46

Gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve, Sali Berisha komentoi edhe zërat se ish-deputeti demokrat Dashnor Sula, është emëruar në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm. “Partia Demokratike është një parti e madhe”-tha Berisha dhe ” kush të dojë të shkojë të partia e krimit”, referuar Dash Sulës. “Çështja e dytë, jashtëzakonisht e rëndësishme. Se ne nuk kemi më luksin. Nuk kemi më asnjë mundësi që të ndjekim një lloj axhende me çështje një nga një. Jo. Jemi në emergjencë. Jemi në emergjencë të vërtetë. Ndaj dhe ne duhet të, duhet të vendosim që të gjithë rrugëtimin tonë ta kemi shumë planshe. Partia Demokratike është një parti e madhe. Me votimet e saj, me votimet e saj pra që kanë marrë pjesë në pesë vitet e fundit, në tërësi janë mbi 40.000 anëtarë dhe anëtare që kanë ardhur dhe kanë votuar. Ka patur normal, siç ka, siç është fluksi i popullsisë, i popullatës dhe fluksi i anëtarësisë tonë, kanë emigruar, janë larguar, por në tërësi, në tërësi votimet tregojnë pak a shumë këto shifra. Ndërkohë, si në çdo parti tjetër ka një numër, një përqindje të caktuar anëtarësie që quhet anëtarësi e fjetur, e cila nuk ndjek, nuk ndjek me disiplinë procedurat në parti, votimet e të tjerë, por ajo ekziston. Tani, ne shkojmë drejt zgjedhjeve, se jemi, ne do bëjmë analizat. Në këto rrethana që jemi ne do bëjmë patjetër analizën. Do bëjmë analizën sepse është e domosdoshme analiza për ne. Është e domosdoshme për të nxjerrë secili nga ne përgjegjësitë, mësimet, përmirësimet, kritikat, qëndrimet. Nuk jemi ne kurrë ata që i shmangemi të vërtetave dhe realitetit. Në asnjë rrethanë. Dhe në qoftë se kjo nuk u fillua për disa muaj, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj prapë para jush, kishte vetëm një shkak. Betejën e egër që po zhvillohej midis nesh dhe qeverisë shqiptare që bënte çdo gjë për të mashtruar, deformuar, ndryshuar raportin ndërkombëtar për zgjedhjet e 11 majit. Kurse ne luftonim në kushte shumë të pabarabarta, por vetëm me fakte dhe me të vërteta, në mënyrë që ai raport të mos ndryshojë dhe është në nderin e atij ekipi dhe të atij drejtuesi dhe atyre drejtuesve të, të delegacioneve parlamentare dhe jo parlamentare të institucioneve ndërkombëtare, që raportin jo që nuk e ndryshuan, por përkundrazi, e plotësuan me një seri, me një, me një shumësi dokumentesh që ne i furnizuam në mënyrë të vazhdueshme, dokumente të pakundërshtueshme. Kështu që në fund, Edi Rama që priste me çdo kusht që ato, ato zgjedhje të quheshin më të mirat se më parë, apo të quheshin kështu apo ashtu, ngeli me duar bosh, u turpërua, siç është, se turp s’ka ai, një deklaratë e bërë, përgënjeshtruar brenda 24 orëve dy herë si e pavërtetë nga një lobist i tij. Ndaj dhe tani, kjo ka qenë shkaku. Tani ne jemi parti e mendimit të lirë, parti e hapur, parti që bëjmë gjithçka për korrigjimet, për përmirësimin, për ripërtëritjen, për zgjerimin e radhëve. Natyrisht, në këtë analizë që do bëhet, individë të caktuar, të cilët për hir të bizneseve të tyre kanë bashkëpunuar me kundërshtarin tonë, ata nuk kanë vend në mënyrë absolute në Partinë Demokratike. Ata të shkojnë tek partia e tyre e krimit. Se të flirtosh me partinë e krimit është krim ndaj opozitës. S’janë të shumtë, aq sa janë. Të tjerë, të tjerë, të cilët zemërimi, prish se jeni këtu. Zemërimi, nuk i lejoi të ngrihen mbi zemërimin e tyre dhe të gjejnë forca të angazhohen në betejën në fushatë elektorale. A pati të tillë? Pati. Nuk mund të themi që s’pati. I kemi të, janë të dokumentuar. Edhe këta të na falin, por të na falin, por në poste drejtuese nuk do mund të pretendojnë ata. Po ti je nënkryetar partie, ke qenë nënkryetar partie dhe tani më thua mua që thua që unë nuk punova në fushatë. Po si s’punove ti në fushatë? Apo pse s’e pate emrin tënd në listë, s’punove në fushatë ti?”.

Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
Top News- “2 shoqe e 2 shokë”, Klosi ndan detyrat për socialistët, PS ndez motorët për vendoret
21/03 13:13
Top News- PS kthen emigracionin në avantazh, Klosi: Mbi 60% e Diasporës na mbështet
21/03 13:12
Top News- Klosi: Në 80% të territorit jemi forcë fitues, fitore e rrënjosur
21/03 13:12
Top News- Kush është ‘rezervuari’ i votës në PS, Klosi tregon qarqet ku PS është më e fortë
21/03 13:12
Top News- “PS forcohet, PD dobësohet”, Klosi bën bilancet në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare
21/03 13:11
Top News- Klosi: Duhet të jeni krenar, shqiptarët kanë zgjedhur drejtimin e vendit nga Edi Rama
21/03 13:11
Top News- PS mbledh Asamblenë në Durrës, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët
21/03 13:09
Top Channel/ Asambleja e PS, Edi Rama po mban fjalën para anëtarëve
21/03 12:54
Top Channel/ PS mbledh Asamblenë! Përgatitjet për zgjedhjet në parti dhe garën e ardhshme elektorale
21/03 12:53
Top News- “Qeveria rrezik për integrimin”, Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën
21/03 12:26
DIGITALB DIGITALB