Ora 10 e ditës së sotme mblodhi në sallën e Kuvendit 140 deputetët e zgjedhur në votimet e 25 prill. Socialistët hynë me sigurinë e fituesit por e gjithë vëmendja ishte drejtuar nga opozita. Një natë më parë, Lulzim Basha shpalli vendimin e dëbimit të Berishës, vendim që shkundi gjithë politikën. Vetë Basha dhe një pjesë e grupit të deputetëve demokratë dolën nga selia e PD dhe kanë hyrë nga një derë e pasme e kuvendit.