Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për media, ku i ka bërë thirrje të gjithë votuesve të paraqiten pranë qendrave të votimit dhe të ushtrojnë të drejtën e votës. Ai u shpreh se pavarësisht që policia nuk është prezentë dhe në krye të detyrës, opozita po monitoron çdo situatë.