Pasi dështoi të largonte Edi Ramën me votë nga pushteti, Sali Berisha ka në plan të kthehet sërish në rrugë. “Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet. PD do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri”.