Sali Berisha po përgatit terrenin për protesta pas publikimit të raportit te OSBE OHDIR që në leximin që i ka bërë kryetari demokrat ka rrëzuar zgjedhjet. BERISHA: Edi Ramën lexojeni rresht për rresht, se çfarë i atribuojnë, se si defakto duke atakuar të gjitha qëndrimet e tij e nxjerrin një armik të egër të votës së lirë. Opozita shqiptare duhet të ngrihet në protesta më të fuqishme ndonjëherë që ka njohur historia e vendit nga vitet ’90 me qëllimin solemn dhe sublim, votën e lirë për qytetarët shqiptarë.