Me rastin e 31 vjetorit të themelimit të degës së Partise Demokratike, Vlorë , ish kryeministri Berisha zhvilloi një takim me demokratët atje. Teksa falenderoi demokratët për mbështetjen ai nuk i kurse akuzat për kryetarin Lulzim Basha. Ai tha se me referendumin e 18 dhjetorit, demokratët ja kanë prerë biletën Bashës, dhe se tani vendi po e mbyll vitin me një opozitë të vërtetë.