Top Channel/ Berisha nga Brukseli në protestë: Denoncova shkeljet!
16/05/2025 20:15

Menjëherë pasi u kthye nga vizita në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu bashkua protestës së opozitës. “Të dashur demokrate dhe demokratë të pranishëm në këtë shesh dhe kudo që jeni sot, në Shqipëri dhe jashtë saj, përshëndetjet më të përzemërta nga Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar. Mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama. Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë. Të dashur miq, forumi botëror i partive të qendrës së djathtë, u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës. U njoh me listën e kandidatëve të krimit, me në krye Edi Ramën dhe vazhdon me Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën, me dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit. U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra milionë eurove për të blerë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhurata 70 milionë euro për votën, falja e 200 milionë eurove të gjobave, mbi gjysmë miliardë euro koncesione dhe prokurime. Pra, zgjedhjet në Shqipëri ishin farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së Perdës së Hekurt në Ballkan dhe Europë. Ndaj dhe u përshëndes ju dhe u garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura, me zgjedhje krimi, me zgjedhje të korrupsionit, por do marrë përgjigjen që meriton dhe që kanë diktator, çdo narkodiktator”-u shpreh Berisha.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44