Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë tha se Shqipëria është e zhytur në një korrupsion të lemeritshëm, ndërsa ka bërë një krahasim mes luftës së korrupsionit në dy periudha të ndryshme kohore. Ai u shpreh se në vitet 2008-2009, kur Altin Dumani drejtonte Task Forcën kundër korrupsionit ka hetuar 1430 çështje me 630 të dënuar, ndërsa nën drejtimin e SPAK, në vitet 2022-2023 ai ka hetuar 392 çështje me 199 të dënuar.