Top Channel/ Berisha në takimin e PPE: Është rikthim për mua,integrimi është ngadalësuar nga qeveria
17/03/2025 22:58

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili mori pjesë në samitin e PPE-së në Podgoricë, u shpreh se fokusi ishte te Ballkani Perëndimor në raport me proceset e integrimit. Sali Berisha: Fokusi i takimit ishte Ballkani Perëndimor në Raport me proceset e Integrimit sfidat dhe pengesat. Pata rast të paraqes pikëpamjet e Partisë Demokratike mbi proceset e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit. Natyrisht nga këndvështrimi i opozitës, ngadalësimi i këtij procesi ka shkaqe të brendshme sipas vendeve. Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE. Shqipëria si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, është jo tërësisht i njohur si i tillë, por unë mendoj se, po kontribuohet gjithnjë e më shumë për të bërë të njohur para elitës politike të qendrës së djathtë Europiane dhe më gjerë, realitetin shqiptar. Cili ishte qëndrimi i Manfred Ëeber si presidenti i PPE-së në këtë takim? Sali Berisha: Ju e patë që më dëgjuan me shumë interes. Dhe më pas mora komente shumë pozitive nga të pranishmit për diskutimin që pata. Ishte një diskutim i hapur, natyrisht isha i vetmi opozitar në panel, pasi të tjerët përfaqësonin qeveri. E thashë që në fillim se unë, përfaqësoj opozitën dhe kam pikëpamje të ndryshme lidhur me ngadalësinë e procesit të integrimit që është tërësisht nga faktorë kryekëput pothuajse, nga faktorë lokalë. Nga mosrespektimi i standardeve demokratike, nga penetrimi i thellë i krimit në qeverisje. Në Shqipëri konkretisht narkoshteti, nga përdorimi i terrorit politik për të marrë vota dhe mandate. Pra paraqita realitetin shqiptar siç është. Si u prit rikthimi juaj në EPP pas shumë kohësh në fakt. Sali Berisha: U prit në mënyrë të shkëlqyer. Ky rikthim i llojit të tij është epik, ndaj dhe miqtë e vjetër i takova dhe më përgëzuan. Natyrisht edhe vendosmëria e tyre. Shqipëria nuk është ajo që ishte. Njohuritë për Shqipërinë janë krejt të tjera sot. Edi Rama do ti ketë kohërat të pamundura të manipulojë, siç ka manipulur gjer sot opinionet. A është kjo koha e rikthimeve të Sali Berishës? Sali Berisha: Është fakt, kjo është e vërtetë, e vërteta kjo është.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44