Pas 6 muajsh zvarritje, shtyhet sërish seanca në GJKKO për aferën Partizani me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerët. Seanca e radhës pritet të mbahet më 19 maj ku gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo. Mbrojtja e Berishës pretendon jo legjitimitet te çdo vendimmarrje te hetimit paraprak.