Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë sot një detyrë shtëpie shumë të vështirë kryetarit të Partisë demokratike. Basha nuk duhet të lejojë që Sali Berisha të mos jetë deputet i partisë demokratike në muajin shtator. Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua me Lulzim Bashën dhe më pas në hyrjen e selisë së partisë demokratike pasi tregoi historinë e lavdishme të kësaj partie edhe në marrëdhëniet me PD bëri publike pothuajse në mënyrë ultimative kërkesën e cila ishte diskutuar edhe një muaj më parë nga ndihmës sekretari amerikan Filip Riker.