Ish-kryeministri Sali Berisha mohon vërtetësinë e audiopërgjimit për vrasjet e 21 janarit, që u publikua dy ditë më parë në “Top Story”. I pyetur nga gazetarja Elda Menga, pas përfundimit të protestës, Berisha u përgjigj se atë përgjigj “e ka bërë Ardi Veliu dhe nuk është i vërtetë”. Ndërkohë, pyetjes për vulën refuzoi t’i përgjigjej, duke theksuar se pret vendimin e Gjykatës së Apelit, që do të vendosë se kujt i përket vula dhe logo e Partisë Demokratike.