Vendimi I kuvendit të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike që në 11 dhjetor 2021 shkarkoi si kryetar Lulzim Bashën u la në fuqi nga gjykata e apelit. Këtë të martë tre gjyqtaret Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën unanimisht të mos pranojnë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, pjesë e grupimit Basha, për të zhbërë vendimin e dy viteve më parë rë Gjykatës së Shkallës së Parë, që njohu legjitimitetin e Kuvendit të Rithemelimit të Partisë Denokratike.