Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte në takim me strukturat e partisë në zonën e kombinatit në Tiranë. Ai sulmoi kryeministrin Rama dhe ish-kryeministrin Berisha: “Basha Nuk ka dy, ka vetëm një Parti Demokratike të Shqipërisë. Është ajo Parti Demokratike që nuk reshti së denoncuari prej ditës së parë aferat e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm.