Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për posterin elektoral të kandidatit për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, ku ky i fundit shfaqet duke drejtuar gishtat e mesit. Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër, u shpreh Sali Berisha në një deklaratë për mediat. “Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë çdo formë diskreditimi. Ata që vjedhin qytetarët dhe mbrohen nga Edi Rama dhe drejtësia e tij, atë e kanë pak. Meritojnë çdo gjë tjetër. Çdo njeri duhet të marrë parasysh, një njeri ka imagjinatën e vet dhe shprehjen e vet. Po të isha unë, ku e di ç’mund të zgjidhja unë. Ajo më duket pak bile, të them të vërtetën.