Top Channel/ Berisha mbledh kryesinë në Bruksel: Ligji i farsës, diktatorit i shtohen votat
05/06/2025 19:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e degës së PD-së, në Bruksel. Gjatë takimit Berisha u shpreh se në 11 maj nuk u bënë zgjedhje, por farsë elektorale. ‘Ambasadori i BE tha se edhe policët po sillen si banditë! Kartelet janë vendimmarrësit kryesorë, emërojnë edhe ministrat’, theksoi Berisha. Berisha u shpreh në fjalën e tij se, ‘Ligji i farsës është se diktatorit i shtohen gjithmonë e më shumë votat’ dhe se ‘Rama e asgjësoi garën elektorale’. “Ju them këtu, kur ne kishim zgjedhjet, nuk i rrisnim rrogat gjersa mbaronin zgjedhjet. Rroga që ishte një detyrim i përvitshëm ai. Por ne e shtynim gjersa mbaronin zgjedhjet. Se kështu është rregulli. Ti nuk mund të përdorësh fuqinë ekzekutive për të marrë vota. Fali 2 ditë para zgjedhjeve mbi 200 milionë gjoba dhe interesa. Prokuroi gjatë zgjedhjeve mbi 500 milionë euro, të gjitha të ndaluara me ligj. Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore. Të gjitha këto për të blerë vota. Përdori pushtetin ekzekutiv për legalizime, leje ndërtimi dhe certifikata pronësie në mijëra e mijëra raste, pa kufizime. Të gjitha këto asgjësojnë garën elektorale. Se, në situatë të tillë, ti në fushë ke një gjigant që disponon miliarda, që disponon një logjistikë të pafundme, që disponon një personel të pafundëm, me një parti që ka një financim pa milionë, ose edhe më pak. Të gjitha këto, ai i bën për të blerë votën në gjitha këto mënyra”, tha Berisha.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44