Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë disa porosi deputetëve demokratë. Ai i kërkoi atyre të kontribuojnë në anëtarësime të reja në PD, duke e quajtur si një proces jetësor për partinë e tyre. “Kam dy kërkesa për ju deputet: në të gjithë degët e vendit po zhvillohen zgjedhjet, kanë ecur me normalitet, por detyrë më e rëndësishme sot janë anëtarësime të reja. Bëra edhe dje një mbledhje me drejtuesit politik. Secili prej jush është i ftuar të kontribuojë në mënyrë serioze në anëtarësime të reja. Është jetike për PD ky proces.