Edhe gjykata e lartë e la nën arrest shtëpiak ish kryeministrin Sali Berisha. Në një kohë kur SPAK insistoi se duhej lënë në fuqi vendimi i apeli datë 25 janar, ish kryeministri kishte argumentuar përmes mbrotjes se me arrestin shtëpiak vec të tjerash po pengohet të kryejë aktivitet politik si deputet. Të dyja qëndrimet u shqyrtuan në dhomë këshillimi dhe pa praninë e palëve nga një kolegj i përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.