Sali Berisha u ndal te Asambleja e PS që u mbajt ditën e sotme, ku sipas tij kryeministri Edi Rama mashtroi shqiptarët. Berisha u shpreh para qytetarëve se në 11 vite rrogat e shqiptarëve mbeten më të ultat në Europë dhe çmimet më të larta. Ai tha se Shqipëria, është i vetmi vend në botë ku pyetja e hetuesit, në rastin konkret e Dumanit, kushton plot 1 milion euro.