Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, foli për ngritjen e 28 qendrave më vend për emigrantët. Sipas kryedemokratit ‘Shndërrimi i Shqipërisë në autostradë emigrantësh është një barbari, është dorëzimi i tyre në kthetrat e mafias’.