Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët komentoi deklaratën e komsioneres për zgjerimin në BE, Marta Kos, e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme. Krydemokrati e quajti Marta Kos ‘adhuruese, për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave e gjëmave të tij’. “PD pas deklaratës së Marta Kos, bëri një deklaratë në të cilën ajo e publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos, nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmit politik i majtë apo dizinformimi, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar.