Humbësit dhe fituesit e zgjedhjeve do të takohen në Parlamentin e vjeter të enjten. Sali Berisha la të kuptohet se takimi i parë pas ndeshjes politike te 11 majit me socialistët nuk do jete i qetë. Berisha: Qëndresë, qëndresë, qëndresë ndaj shtetit elektoral kriminal.Ndaj narkoshtetit shqiptar dhe përpjekje për të realizuar votën e lirë të shqiptarëve.Të gjitha format. Se çfarë sjell dita, do ta shihni, por e vërteta është se lufta jonë nuk ndërpritet gjer në ditën e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.