Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim për mediat pak orë para protestës së organizuar nga ish kreu i PD-së, Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit, duke thënë se ai ka mobilizuar nesër kriminelë e trafikantë. Sipas tij, streha e fundit e Berishës është dhuna, ndërsa po i përdor demokratët si fasadë duke i manipuluar dhe mashtruar.